Musliu: Shteti vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Albulena Haxhiun, duke e akuzuar se po e vë pushtetin e Albin Kurtit mbi interesat e shtetit dhe popullit. Ajo e quan Haxhiun si shkaktare të krizës institucionale, politike dhe morale, duke e përshkruar atë si “mashë” të Kurtit për të dëmtuar demokracinë. Musliu theksoi se, pavarësisht…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Albulena Haxhiun, duke e akuzuar se po e vë pushtetin e Albin Kurtit mbi interesat e shtetit dhe popullit.
Ajo e quan Haxhiun si shkaktare të krizës institucionale, politike dhe morale, duke e përshkruar atë si “mashë” të Kurtit për të dëmtuar demokracinë.
Musliu theksoi se, pavarësisht përpjekjeve të shumta, as një mijë Albina e Albulena nuk do të mund ta vrasin shtetin e Kosovës, që do të vazhdojë të ecë përpara.
Ajo gjithashtu ironizoi me politikanët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se për të shitur mend për Kosovën, duhet të kesh mend.