Musliu-Shoshi pas vendimit të Speciales: A do të vazhdojmë të heshtim, këta burra nuk janë thjesht figura politike por janë themeluesit e lirisë sonë, arkitektët e shtetit tonë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka dal me një reagim në lidhje me vendimin e Gjykatë Speciale sot, ku u hodh poshtë mocioni i ekipit mbrojtës në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. Musliu-Shoshi në postimin e saj ka kërkuar që të bashkohen njerëzit dhe të kërkojnë liri për ish-krerët e UÇK-së, transmeton lajmi.net Postimi i…

Lajme

16/07/2025 11:59

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka dal me një reagim në lidhje me vendimin e Gjykatë Speciale sot, ku u hodh poshtë mocioni i ekipit mbrojtës në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

Musliu-Shoshi në postimin e saj ka kërkuar që të bashkohen njerëzit dhe të kërkojnë liri për ish-krerët e UÇK-së, transmeton lajmi.net

Postimi i plotë:

Jo më drejtësi selektive! Jo më heshtje kombëtare!
Këta burra nuk janë thjesht figura politike por janë themeluesit e lirisë sonë, arkitektët e shtetit tonë! Ata luftuan për këtë tokë kur shumë të tjerë heshtnin. Ata ndërtuan institucionet kur Kosova ishte rrënojë. Ata mbrojtën dinjitetin tonë kur askush nuk besonte në ne!
Sot, përballë një padrejtësie të zgjatur dhe që po i nëpërkëmb, institucionet e shtetit heshtin. Ato që u ndërtuan mbi gjakun dhe mundin e tyre, sot nuk po e mbështesin as minimalisht procesin.
Ne çfarë po bëjmë?
A do të vazhdojmë të heshtim?
A do të lejojmë që historia jonë të shkruhet nga të tjerët, pa ne dhe kundër nesh?
Duhet të bashkohemi, të ngremë zërin fuqishëm dhe të kërkojmë me vendosmëri:
LIRI për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin!
Ky është borxhi që i kemi luftës, sakrificës dhe vetë shtetit tonë!/lajmi.net/