Musliu Shoshi: Martini s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet ku jepet përgjegjësi për drejtësi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar pasi që prokuroria speciale po interviston ambasadorin Martin Berishaj për skandalin me energji. Musliu Shoshi ka thënë më tej se ambasadori nuk e ka vendin për diplomaci. “Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë. Imazhi i tillë i ambasadorëve duke u…

Lajme

29/03/2024 15:42

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar pasi që prokuroria speciale po interviston ambasadorin Martin Berishaj për skandalin me energji.

Musliu Shoshi ka thënë më tej se ambasadori nuk e ka vendin për diplomaci.

“Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë. Imazhi i tillë i ambasadorëve duke u intervistuar nga prokuroria speciale e duke qenë në detyrë, flet për diplomaci jo kredibile dhe të korruptuar. Kjo nuk i duhet Kosovës!

Martini s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet ku jepet përgjegjësi për drejtësi.” /Lajmi.net/