Musliu-Shoshi: LVV nuk e ka problem me vjedhë, por të zihet duke vjedhur

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka problem të vjedhë, por e ka problem të zihet duke vjedhur. Duke përmendur reduktimet dhe situatën me energjinë në Kosovën e pasluftës, Musliu-Shoshi u bë pjesë e debatit për energjinë, në seancën e jashtëzakonshme. “Ti e pranove vet që nuk e ki…

Lajme

21/04/2026 17:05

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka problem të vjedhë, por e ka problem të zihet duke vjedhur.

Duke përmendur reduktimet dhe situatën me energjinë në Kosovën e pasluftës, Musliu-Shoshi u bë pjesë e debatit për energjinë, në seancën e jashtëzakonshme.

“Ti e pranove vet që nuk e ki idenë për tenderët, por duhesh me pasë e nderuar – se je ministre… Faktet, ministre, i ke brutale, pa i diskutuar 20 milionët, po të ndalemi vetëm në tri ditë të prillit”, ka deklaruar Musliu-Shoshi, duke përmendur miliona euro të shpenzuara për të blerë energji.

“Kush po pasurohet, sot e dimë të gjithë, e ti e di më së miri” iu drejtua ajo ministres Rizvanolli.

 

 

Sipas Musliu-Shoshit, kjo është skemë, teksa qytetarët nuk do të mbesin pa zë në këtë çështje.