Musliu-Shoshi-Kurtit: Ndalu së talluri me çdo kategori të kësaj shoqërie, me fëmijët tanë nuk të lejojmë
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu -Shoshi ka reaguar pasi kryeministri Kurti e ka quajtur “propagandë” e “luftë hibride” diskutimin që u bë për doracakët e edukimit seksual. Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, drejtuar Kurtit ka shkruar se propaganda me të kaluarën nuk i shpërlanë mëkatet e së tashmes, shkruan lajmi.net. “Kjo shoqëri nuk ka…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu -Shoshi ka reaguar pasi kryeministri Kurti e ka quajtur “propagandë” e “luftë hibride” diskutimin që u bë për doracakët e edukimit seksual.
Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, drejtuar Kurtit ka shkruar se propaganda me të kaluarën nuk i shpërlanë mëkatet e së tashmes, shkruan lajmi.net.
“Kjo shoqëri nuk ka nevojë për sulm të hapur ndaj vlerave tona si shoqëri e mirëqenies së fëmijëve tanë në veçanti. Ndalu së talluri me çdo kategori të kësaj shoqërie! Me fëmijët tanë nuk të lejojmë”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: