Musliu-Shoshi – Konjufcës: Mos na e shisni për patriotizëm dështimin, Kosovën po e dëmton paaftësia e Qeverisë
Ish-deputetja e PDK-së i ka reaguar ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, i cili dje në mbledhjen e VV-së, e ka akuzuar opozitën për “agjendë antishtetërore”. Ajo i ka thënë Konjufcës të mos e shesin dështimin për patriotizë, pasi sipas saj ata po e mbajn shtetin peng për pushtet, shkruan lajmi.net. “Shteti nuk mbahet me justifikime…
Lajme
Ish-deputetja e PDK-së i ka reaguar ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, i cili dje në mbledhjen e VV-së, e ka akuzuar opozitën për “agjendë antishtetërore”.
Ajo i ka thënë Konjufcës të mos e shesin dështimin për patriotizë, pasi sipas saj ata po e mbajn shtetin peng për pushtet, shkruan lajmi.net.
“Shteti nuk mbahet me justifikime as me viktimizim. Populli nuk ha propagandë por kërkon punë, rezultate dhe përgjegjësi. Mjaft me fajësime, Glauk. Kosovën nuk e dëmton opozita, por paaftësia e qeverisë që po e fundos vendin çdo ditë. Populli nuk mashtrohet më. Keni dështuar dhe sovrani nuk ju fal”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: