Musliu pyet ambasadorin britanik: Për cilin krim konkret është dënuar individi Hashim Thaçi?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka thënë dje se me aktvendimin e Gjykatës Speciale janë dënuar individë dhe jo UÇK-ja. Në lidhje me këtë, Musliu i ka shtruar një pyetje Hargreaves-it. “Për Ambasadorin britanik kam një pyetje të shkurtër dhe shumë konkrete: Meqë thoni se dënimet në Hagë…

Lajme

30/09/2026 09:21

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka thënë dje se me aktvendimin e Gjykatës Speciale janë dënuar individë dhe jo UÇK-ja.

Në lidhje me këtë, Musliu i ka shtruar një pyetje Hargreaves-it.

“Për Ambasadorin britanik kam një pyetje të shkurtër dhe shumë konkrete: Meqë thoni se dënimet në Hagë janë dhënë në mënyrë individuale, na tregoni, Shkëlqesi: për cilin krim konkret është dënuar individi Hashim Thaçi?”, ka pyetur Musliu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: