Musliu: Ne kemi tokë e shtëpi, Kurti nuk e ka asnjë emocion me dheun e Kosovës – fëmijën e vet nuk e rritë këtu
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ishte i papërmbajtshëm ndaj deputetëve të ish-opozitës pas përfundimit të seancës së dështuar të Kuvendit. Kurti duke vendosur gurthemelin e një pishine gjysmë olimpike në Podujevë vazhdoi me cilësime ndaj deputetët e ish partive opozitare, të cilët nuk po e pranojnë procesin e votimit të fshehtë – duke i…

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ishte i papërmbajtshëm ndaj deputetëve të ish-opozitës pas përfundimit të seancës së dështuar të Kuvendit.
Kurti duke vendosur gurthemelin e një pishine gjysmë olimpike në Podujevë vazhdoi me cilësime ndaj deputetët e ish partive opozitare, të cilët nuk po e pranojnë procesin e votimit të fshehtë – duke i quajtur “nomadë”, pasi sipas tij, ata nuk po duan të kenë “shtëpi”.
Për etiketimet e fundit të Kurtit ka reaguar edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimet Musliu, ajo i tha lajmi.net se Kurtit i ka humbur topi, pasi narracioni ofendues dhe përçarës do t’i kthehet bumerang.
“Albin Kurtit i ka humbur topi fare. Narracioni ofendues dhe përçarës do t’i kthehet bumerang. Ai pordorë terminologji të papërshtatshme ndaj nesh me qëllim të thellimit të krizës politike sepse atij është duke i konvenuar vakumi institucional”, tha fillimisht Musliu.
Tutje ajo tha se termi “nomadë” i përshtatet vetë Kurtit pasi sipas saj me Kosovën nuk e lidhë as e kaluara e as prejardhja e tij.
“Nëse dikujt i përshtat më se miri termi “nomad” atëherë ky person është vet Albin Kurti të cilin me Kosovën nuk e lidhë as e kaluara, prejardhja e tij, as e ardhmja sepse ai fëmijën e vet nuk e rritë në Kosovë. Albini në Kosovë nuk as shtëpi sepse e ka blerë në Norvegji. Ne kemi një atdhe, kemi një pasaportë”, shtoi ajo.
Për fund, Musliu tha se Kurti është nomadi i vërtetë vërtetë pa asnjë emocion për dheun e quajtur Republika e Kosovës.
“Në Kosovë ne na pushojnë eshtrat e të parëve tanë. Ne kemi tokë e shtëpi dhe një ditë do prehemi në këtë dhe. Pra, Albini është ‘nomadi’ i vërtetë pa asnjë emocion për dheun e quajtur Republika e Kosovës”, tha Musliu për lajmi.net.
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, kur Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë fituese, ndonëse jo me 50 për qind – Kurti shkoi aq larg sa liderët e partive të tjera i quajti edhe “hajvan”.
“Luftë hibride, me oligarkë që kërcënojnë punëtorë që japin pare pa hesap dhe me opozitë që bën marrëveshje edhe me dreqin kundër nesh. Por sërish kanë humbur dhe do të mbeten opozitë, sepse nuk ia duan të mirën as shtetit dhe as popullit. E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…e kanë marrë vesh sonte të gjithë ata. Ata e kanë mashtru vetëm veten e tyre”, u shprehte Kurti.
Të mos harrojmë se në zgjedhjet e fundit Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.83% ose 339 mijë e 350 vota. E dyta në renditje ishte PDK me 22,15% ose 184 mijë e 87 vota, e ndjekur nga LDK me 17,59% ose 146 mijë e 241 vota./Lajmi.net/