Musliu: Mungesa e barnave për pacientët me kancer në QKUK është alarmante, ata nuk duhet të vuajnë nga paaftësia institucionale
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur në lidhje me mungesën e barnave për pacientët me kancer në QKUK. Musliu tha se kjo është alarmante dhe se po ndodh në kohën kur buxheti për materiale shpenzuese e barna esenciale është rritur, shkruan lajmi.net “Sëmundja nuk pret, as mjekët nuk duhet të presin për furnizime, e…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur në lidhje me mungesën e barnave për pacientët me kancer në QKUK.
Musliu tha se kjo është alarmante dhe se po ndodh në kohën kur buxheti për materiale shpenzuese e barna esenciale është rritur, shkruan lajmi.net
“Sëmundja nuk pret, as mjekët nuk duhet të presin për furnizime, e as pacientët nuk duhet të vuajnë nga paaftësia ose papërgjegjësia institucionale.”, tha ajo ndër të tjera në postimin e saj.
Postimi i plotë:
Mungesa e barnave për pacientët me kancer në QKUK është alarmante!
Ky nuk është thjesht një lajm i radhës, është një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim e mbi të gjitha për përgjegjësi. Pacientët me kancer në Kosovë po përballen me një krizë që prek drejtpërdrejt jetën e tyre.
Kjo po ndodh në kohën kur buxheti për materiale shpenzuese, barna esenciale dhe shërbime të tjera shëndetësore është 105 milionë euro qe do te thote rreth 45.6 milionë më shumë sesa vitin e kaluar!
Si është e mundur që me më shumë mjete financiare, pacientët kanë më pak qasje në trajtim?
Sëmundja nuk pret, as mjekët nuk duhet të presin për furnizime, e as pacientët nuk duhet të vuajnë nga paaftësia ose papërgjegjësia institucionale.
Heshtja është bashkëfajësi.
Kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe ZGJIDHJE urgjente!/lajmi.net/