Musliu: LDK as nuk shtyhet as nuk ngrehet – s’po guxojnë me u bë me Kurtin, as me neve
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu është deklaruar para hyrjes në Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se s’ka ende qëndrim nga PDK-ja në lidhje me propozimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për qeveri nacionale tranzicionale- pasi sot kanë mbledhje të kryesisë ku do të jepet qëndrimi zyrtar i partisë. “Kurse qëndrimi im është…

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu është deklaruar para hyrjes në Kuvendin e Kosovës.
Ajo tha se s’ka ende qëndrim nga PDK-ja në lidhje me propozimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për qeveri nacionale tranzicionale- pasi sot kanë mbledhje të kryesisë ku do të jepet qëndrimi zyrtar i partisë.
“Kurse qëndrimi im është se LDK-ja gjithmonë duke u friku me marrë vendime e ka lënë Kosovën mbrapa, as nuk shtyhet as nuk ngrehet që thotë populli. Ata as s’po guxojnë me u bë me Kurtin, as me neve. Duhet pasur një lider që pozicionohet një herë e mirë. Nuk bën PDK nuk bën VV e tash hajde bashkë. Kjo është me bë hajgare me votën e qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Musliu, transmeton lajmi.net.
Ajo tha se liderët e partive politike duhet të tregohen të përgjegjshëm ndaj Kosovës e qytetarëve.
“Mendoj se kjo adoleshenca politike duhet të marrë fund dhe kryetarët e partive që se meritojnë as me i quajt lider duhet përfundimisht të tregohen të përgjegjshëm ndaj Kosovës dhe qytetarëve. Qëndrimet e partisë do të jepen pas mbledhjes së partisë e për personalisht besoj se do ‘tu flasë një ditë tjetër, qëndrimet e mija dihen”./Lajmi.net/