Musliu – Kurtit: Nuk ke lindur për të qenë lider, të mungon ylli – Ti je dhe do të mbetesh një diktator në tentativë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, të cilit ka thënë se i është mbyllur goja. Sipas Musliut, Kurti nuk flet në media, as në parlament, e sipas saj as në Qeveri dhe as në selinë e VV-së, por siç thotë Musliu ai në vend se të…

Lajme

23/07/2025 15:32

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, të cilit ka thënë se i është mbyllur goja.

Sipas Musliut, Kurti nuk flet në media, as në parlament, e sipas saj as në Qeveri dhe as në selinë e VV-së, por siç thotë Musliu ai në vend se të flet “hanë qershia përditë”.

Musliu i ka shtruar Kurtit disa pyetje:

“Pse nuk flet, Albin? Fol dhe tregoju popullit:

📍Çfarë ndodhi me bashkimin kombëtar

📍A paske rrejte sa herë ke akuzuar ish ushtarët e UÇK-së të cilët tani po i lutë për bashkëqeverisje?

📍Çfarë ndodhi me krimin dhe korrupsionin? Pse nuk e ndëshkove asnjë ministër tëndin që vodhi e keqpërdori paranë publike?

📍Sa tenderë njëburimor i dhatë për katër vite qeverisje

📍Si e uzurpove dhe e bankrotove RTK-në?

📍Çfarë ndodhi me reformat?

📍Çfarë ndodhi me meritokracinë? Me luftën kundër nepotizmit? Sa familjarë e militantë partiak i punësove në KEK,  RTK, Borde, AKI, Polici, FSK, MPJD, etj.?

📍A je një super kriminel, pasi ke shkelur kushtetutën nja 100 herë?

📍Çka ndodhi me parlamentarizmin?

📍Pse u koordinove me Radojçiçin nëpërmjet Mimozës?

📍Pse e braktisën Kosovën mbi 250,000 qytetarë?

📍Pse BE-ja e vendosi Kosovën nen masa?

📍Pse, përveç Dejonës dhe komunistave grek,  askush në skenën ndërkombëtare nuk po ta varë?

📍Çfarë ke në dorë kundër Presidentes që po të ndihmon në pengmarrjen institucionale?”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka thënë se fundi politik i Kurtit po ofrohet çdo ditë e më shumë, ndërsa sipas saj, ai do të kujtohet si kryeministri më antishtetëror e më antikombëtar në historinë e Kosovës.

“Albin, ti nuk ke lindur për të qenë lider. Të mungon ylli. Ti je dhe do të mbetesh një diktator në tentativë”, ka shkruar Musliu në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë në Facebook: