Musliu: Kurti ka “lujt”, veprimet e tij të frikshme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për qasjen ndaj Prokurorisë dhe refuzimin që t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim si dëshmitar. Musliu ka thënë se veprimi i Kurtit është imazh i keq për qytetarët dhe sjellja e tij është e frikshme. “Qasja e Albin…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për qasjen ndaj Prokurorisë dhe refuzimin që t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim si dëshmitar.
Musliu ka thënë se veprimi i Kurtit është imazh i keq për qytetarët dhe sjellja e tij është e frikshme.
“Qasja e Albin Kurtit ndaj çdo gjëje në këtë vend, Kushtetutës, gjykatave, prokurorisë, mediave, opozitës dhe çdo gjë që është e frikshme. Thjesht, ne jemi duke rrëshqitur në diktaturë… Veprimet e Kurtit janë të frikshme. Një njeri i cili më fjalën më të shkurtë kisha me thënë ka lujt, njëri i cili tenton të shkatërrojë çdo gjë që është ndërtuar në këtë vend, themelet e këtij shtetit duhet të japë llogari nëse jo para gjykatave të jap para popullit”, ka thënë Musliu në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Kurti, ndonëse ka shprehur gatishmërinë të përgjigjen në ftesën e Prokurorisë, ka kërkuar që ata të shkojnë në zyrën e tij.
Por, ai ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë, që siç ka thënë dëshirojnë të bëjnë skenare me pamjen duke hyrë në prokurori.
Por, akuzuat e tij i ka mohuar Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Ai ka thënë se ligji vlen për të gjithë, përfshirë edhe zyrtarët shtetëror.