Musliu i kundërpërgjigjet Haxhiut: I vetmi incizim që na shqetëson janë pamjet e Radojçiqit duke dalë si turist nga Kosova pas sulmit në Banjskë
Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu ka vazhduar me gjuhën e saj të urrejtjes karshi PDK-së. Me një akuzë të pabazuar, Haxhiu tha se deputetët e PDK-së mund të jenë të shantazhuar me incizime nga Lista Serbe, transmeton lajmi.net. Ndaj këtyre akuzave të Haxhiut ka reaguar ish-deputetja e PDK-së, Ganimete…
Lajme
Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu ka vazhduar me gjuhën e saj të urrejtjes karshi PDK-së.
Me një akuzë të pabazuar, Haxhiu tha se deputetët e PDK-së mund të jenë të shantazhuar me incizime nga Lista Serbe, transmeton lajmi.net.
Ndaj këtyre akuzave të Haxhiut ka reaguar ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
“S’ka faj kjo ….Albulenë, i vetmi inçizim që na shqetëson jane pamjet e Radoiçiqit duke dalë si turist nga Kosova pas sulmit në Banjskë.”, ka shkruar Musliu./lajmi.net/