Musliu: I arrestuari për spiunazh ka shërbyer në inteligjencën e Policisë së Kosovës

Autoritetet kosovare kanë arrestuar mbrëmë një ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës. I arrestuari nga ky rast në Mitrovicë raportohet të jetë Aleksander Vlajiq. I njëjti është arrestuar nën dyshimin për spiunazh. Në lidhje me këtë së fundi ka reaguar edhe njohësi i Sigurisë në Kosovë, Agim Musliu. Musliu tha se Instituti Ocaktopus ka  zbuluar se…

Lajme

27/06/2024 09:43

Autoritetet kosovare kanë arrestuar mbrëmë një ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

I arrestuari nga ky rast në Mitrovicë raportohet të jetë Aleksander Vlajiq.

I njëjti është arrestuar nën dyshimin për spiunazh.

Në lidhje me këtë së fundi ka reaguar edhe njohësi i Sigurisë në Kosovë, Agim Musliu.

Musliu tha se Instituti Ocaktopus ka  zbuluar se Vlajiq ndante informacione me BIA-n serbe dhe kishte një rrjet të madh burimesh informacioni.

“Një tjetër i arrestuar për spiunazh në Kosovë. Këtë herë i arrestuari është serb (Aleksandar Vlajiq), i cili dikur ka shërbyer në inteligjencën e Policisë së Kosovës. Instituti Octopus zbulon se Vlajiq ndante informacione me BIA e Serbisë dhe kishte një rrjet të madh burimesh informacioni”, ka shkruar Musliu.

Deri tek arrestimi it ë dyshuarit për spiunazh padyshim erdhi pas një hetimi të gjerë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës.

Ditë më parë Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë edhe dy persona të tjerë, nën dyshimin për spiunazh./Lajmi.net/