Musliu: As armiku me i madh nuk e shkatërron imazhin e Policisë sa gjesti i këtij individi

Ganimete Musliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë në aksionin e sotëm.

Lajme

16/07/2021 18:25

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka shpërndarë një fotografi nga momenti kur polici arrestoi aktivisten e PSD-së.

Ajo thotë se kjo pamje nuk do të duhej të ekzistonte dhe imazhin e policisë nuk e shkatërron as armiku më i madh sesa ky gjest i policit.

Musliu bën thirrje që të ndalet shkatërrimi i imazhit të Policisë së Kosovës me veprime të tilla.

Postimi i plotë:

“Me dhemb shpirti për Policinë e Kosovës. Kjo pamje nuk do të duhej të ekzistonte. As armiku me i madh nuk e shkatërron imazhin e Policisë sa gjesti i këtij individi. Si një deputete që 10 vite kam përcjellë politikat e sigurisë jam e zhgënjyer, e revoltuar, e dëshpëruar nga kjo pamje. Kjo nuk guxon të ndodhë asnjëherë! STOP SHKATËRRIMIT TË IMAZHIT TË POLICISË SË KOSOVËS!”. /Lajmi.net/