Musk me akuza të rënda: Trump është në dosjet e skandalit “Epstein”, prandaj nuk bëhen publike
Elon Musk përmes një postimi në “X” ka bërë një akuzë të rëndë ndaj presidentit të ShBA-ve, Donald Trump. Ai ka shkruar se Trup është në dosjen e skandalit “Epstein”, prandaj ato nuk po bëhen publike, shkruan lajmi.net “Koha për ta lëshuar vërtetë bombën e madhe: Donald Trump është në dosjen e Epstein. Kjo është…

Bota
Elon Musk përmes një postimi në “X” ka bërë një akuzë të rëndë ndaj presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.
Ai ka shkruar se Trup është në dosjen e skandalit “Epstein”, prandaj ato nuk po bëhen publike, shkruan lajmi.net
“Koha për ta lëshuar vërtetë bombën e madhe: Donald Trump është në dosjen e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Paq ditë të mirë DJT”, ka shkruar Musk.
Time to drop the really big bomb:@realDonaldTrump is in the Epstein files. That is the real reason they have not been made public.
Have a nice day, DJT!
— Elon Musk (@elonmusk) June 5, 2025
SKANDALI EPSTEIN
Financieri i pasur amerikan Jeffrey Epstein është një nga figurat më të errëta të elitës amerikane. Ai ishte i akuzuar për prostitucion e trafik femrash të mitura dhe e kishte vrarë veten në burg në vitin 2019.
Epstein kishte lidhje dhe miqësi të forta me njerëzit më të fuqishëm dhe më të njohur në ShBA gjatë viteve.
Ai kishte një ishull, ku bënte festa me vajza të mitura, ku të ftuar kishte figura nga muzika, arti, sporti e politika.
Emrat si Bill Clinton, Donald Trump, Princi Andrew, Leonardo Di Caprio, Stephen Hawking, Naomi Campbell etj. janë përmendur që kanë qenë në festat e organizuar nga Epstein./lajmi.net/