Musk: Amerika duhet të largohet nga NATO dhe OKB

Miliarderi Elon Musk, njohur ndryshe si krahu i djathtë i Donald Trump në fushatë dhe pas saj ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kombet e Bashkuara në NATO. Musk iu përgjigj një postimi të bërë nga një mbështet i Donald Trump në “X”, ku shkroi “Është koha të largohemi…

Bota

03/03/2025 08:59

Miliarderi Elon Musk, njohur ndryshe si krahu i djathtë i Donald Trump në fushatë dhe pas saj ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kombet e Bashkuara në NATO.

Musk iu përgjigj një postimi të bërë nga një mbështet i Donald Trump në “X”, ku shkroi “Është koha të largohemi nga OKB dhe NATO”.

Musk u përgjigj: “Jam dakord”.

Ky reagim i Musk erdhi pikërisht në kohën e tensioneve të ngritura në mes SHBA-së dhe BE-së, fokusuar në Ukrainë si dhe n kontekstin e luftës dhe përpjekjeve të Trump-it për një armëpushim atje.

Donald Trump më parë kishte njoftuar dhe ndërmarrë tërheqje të caktuar nga organizatat ndërkombëtare, ndërkohë që aleanca transatlantike dhe multilateralizmi nuk do të thotë shumë për të. Administrata Trump po fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe, në ngrohjen e marrëdhënieve me Rusinë, dhe më pas ata duan të zhvendosin fokusin e tyre në konkurrencën me Kinë./Lajmi.net/