Mushkolaj: Rezultati na tregon se populli nuk e do Vjosa Osmanin për presidente, po ta donte e votonte me shumicë
Në Kosovë u zhvilluan dje zgjedhjet e jashtëzakonshme, nga të cilat nuk është se doli ndonjë rezultat fort i kënaqshëm sa për të zgjedhur çështjen e institucioneve. Tanimë janë numëruar 100% të votave të rregullta, derisa sipas këtyre rezultateve Vetëvendosje ka 42.91%, PDK 21.12%, LDK 17.58% dhe AAK 7.16%. Bazuar në këto përqindje i bie…
Lajme
Në Kosovë u zhvilluan dje zgjedhjet e jashtëzakonshme, nga të cilat nuk është se doli ndonjë rezultat fort i kënaqshëm sa për të zgjedhur çështjen e institucioneve.
Tanimë janë numëruar 100% të votave të rregullta, derisa sipas këtyre rezultateve Vetëvendosje ka 42.91%, PDK 21.12%, LDK 17.58% dhe AAK 7.16%.
Bazuar në këto përqindje i bie që LDK-ja ëshë kthyer në rezultatin që kishte në shkurt të vitit 2025, biles atëherë kishte mbi 18%.
Siç duket deklaratat e Vjosa Osmanit dhe ekipit të saj se populli po e do atë për Presidente nuk vlen.
Madje një gjë të tillë e deklaroi edhe analisti Imer Mushkolaj.
“Çfarë fuqie ka Vjosa Osmani. Deklarimi se populli më do si presidente ka ra poshtë, me pas dashtë populli e kish votu me shumicë. Rezultati na tregon se populli nuk e do Vjosa Osmanin presidente. Nëse është e djathta me 17% atëherë mjerë na për të djathtën që po ekzistoja në Kosovë. Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku janë bë bashkë me shpëtu njëri-tjetrin”,deklaroi Mushkolaj./Lajmi.net/