Mushkolaj: Qysh mundet Përparim Rama të bëjë qejf në New York, kur Prishtinën e ka mbulu bërllogu – dështak
Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar për vizitën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në New York ku kryeqyteti po përballet me ngufatjen nga mbeturinat. Mushkolaj e quajti dështak Ramën, teksa tha që kryetari mungoi edhe në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, për bartjen e 28 milionë eurove buxhet për këtë vit. Postimi i…

Lajme
Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar për vizitën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në New York ku kryeqyteti po përballet me ngufatjen nga mbeturinat.
Mushkolaj e quajti dështak Ramën, teksa tha që kryetari mungoi edhe në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, për bartjen e 28 milionë eurove buxhet për këtë vit.
Postimi i plotë i Mushkolajt:
“Qysh mundet me qenë dikush politikan kaq i papërgjegjshëm? Përderisa Prishtinën e ka mbulu bërllogu dhe përballet me plot probleme tjera, kryetari Perparim Rama bën qejf në New York, teksa merr pjesë në një meshë falënderuese për ambasadorin Frank Wisner. Si është e mundun që ky njeri të tregohet kaq indiferent ndaj problemeve të qytetarëve, sa që në kulmin e krizës të udhëtojë në SHBA, për të marrë pjesë në një ngjarje që s’ka të bëjë hiç me mandatin e tij? Ndërkaq mungon edhe në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, për bartjen e 28 milionë eurove buxhet për këtë vit. Skandaloz dhe dështak”./Lajmi.net/