Mushkolaj: Pse nuk iu kallxoi qytetarëve për bëmat e Albinit sa ishte presidente? të bëhej sërish presidente, Osmani nuk do të fliste kundër Kurtit

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Vjosa Osmani për kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar atë për oportunizëm politik. Mushkolaj ka thënë se Osmani nuk do të fliste kundër Kurtit nëse do të ishte rizgjedhur presidente me mbështetjen e tij, raporton lajmi.net “Me e pasë bo Albini…

Lajme

13/05/2026 22:15

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Vjosa Osmani për kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar atë për oportunizëm politik.

Mushkolaj ka thënë se Osmani nuk do të fliste kundër Kurtit nëse do të ishte rizgjedhur presidente me mbështetjen e tij, raporton lajmi.net

“Me e pasë bo Albini edhe njëherë presidente, Vjosa kurrë nuk kish folë për këtë sen. Ajo i ka shërbye dhe do t’i shërbente me devotshmëri atij, vetëm për ta mbajtur postin e presidentes. Pse nuk iu kallxoi qytetarëve për bëmat e Albinit sa ishte presidente? E dimë krejt pse. E dimë krejt se kjo e ka hallin e karrierës së vet – një e pangopur për pushtet dhe privilegje. Oportuniste e llojit t’vet”, ka shkruar Mushkolaj./Lajmi.net/