Mushkolaj: Projektin ‘madhështor’ për Ulpianën e shoh në videot e bukura të kryetarit mashtrues ‘londinez’
Analisit politik në vend, Imer Mushkolaj i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për projektin e tij ‘madhështor’ për lagjen Ulpiana në kryeqytet. Mushkolaj tregoi se ato çfarë u paraqiten në projektin e Kryetari para gati katër vitesh për lagjen Ulpiana mundem t’i shikojë vetëm në letër. Madje ai e quan Ramën mashtrues ‘londinez’.…

Lajme
Analisit politik në vend, Imer Mushkolaj i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për projektin e tij ‘madhështor’ për lagjen Ulpiana në kryeqytet.
Mushkolaj tregoi se ato çfarë u paraqiten në projektin e Kryetari para gati katër vitesh për lagjen Ulpiana mundem t’i shikojë vetëm në letër.
Madje ai e quan Ramën mashtrues ‘londinez’.
Postimi i plotë i Mushkolajt:
“Çka s’ka premtu Përparimi në “projektin madhështor” për lagjen Ulpiana para gati katër vjetësh: treg të ri, zonë komerciale me zyra, dyqane e çerdhe, kopshte mbi kulm, panele solare në vend të tjegullave të azbestit etj. Por, si banor i lagjes, këto muj me i pa veç në videot e bukura të kryetarit mashtrues “londinez” – nëse s’i ka fshi. Prishtina e përjetimeve”.