Mushkolaj-Abdixhikut: Çfarë partie je, kur kryetari yt s’të pyet për vendime kaq të rëndësishme për kryeqytetin?
Përparim Rama si Kryetar i Prishtinës ka lidhur koalicion me PDK-në. Kjo gjë madje u konfirmua mbrëmë nga Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës. Por siç duket LDK-ja nuk do ta pranoj këtë koalicion, apo Rama nuk e ka pyetur fare Lumir Abdixhikun mbi këtë vendim. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe analisti…
Lajme
Përparim Rama si Kryetar i Prishtinës ka lidhur koalicion me PDK-në. Kjo gjë madje u konfirmua mbrëmë nga Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës.
Por siç duket LDK-ja nuk do ta pranoj këtë koalicion, apo Rama nuk e ka pyetur fare Lumir Abdixhikun mbi këtë vendim.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe analisti Imer Mushkolaj.
Ai tha se në çfarë derexhe ka ra LDK, Rama bën koalicion me PDK në Prishtinë, pa e pyetur fare partinë.
“Qe në çfarë derexhe ka ra LDK. Perparim Rama bën koalicion me PDK’në në Prishtinë pa e pyet hiç partinë.Çfarë partie je, kur kryetari yt nuk të pyet për vendime kaq të rëndësishme për kryeqytetin?Çfarë partie je kur nuk e ki në kontroll qeverisjen kaq të rëndësishme siç është Prishtina?Ndërkohë, gjatë gjithë kohës kryetari i partisë e zyrtarët tjerë mbajnë leksione qysh duhet me u qeverisë shteti.”, deklaroi Mushklolaj, shkruan lajmi.net.
“Është mirë ma s’pari “me e pastru bërllogun” n’oborr t’vet.”./Lajmi.net/