Mushkolaj: Abdixhiku vazhdon të insistojë që të qëndrojë në opozitë

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku po e vazhdon të e mbajë qëndrimin e tij politik se LDK-ja duhet të mbetet si parti opozitare dhe nuk parasheh ndonjë koalicion të mundshëm qeverisës me partinëLëvizja Vetëvendosje e cila ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit. Mushkolaj tha se…

Lajme

24/03/2025 21:07

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku po e vazhdon të e mbajë qëndrimin e tij politik se LDK-ja duhet të mbetet si parti opozitare dhe nuk parasheh ndonjë koalicion të mundshëm qeverisës me partinëLëvizja Vetëvendosje e cila ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mushkolaj tha se qëndrimi i LDK-së është i betonuar dhe nuk ka ndonjë interes bashkëpunimi partiak paszgjedhor.

Ai u shpreh se një koalicion i mundshëm mes PDK-së dhe LVV-së mbetet për t’u parë në vijim.

“Qëndrimi i LDK-së është betonuar, I thënë nga Lumir Abdixhiku se LDK-ja të qëndrojë në opozitë. Njëri nga partnerët opozitar nuk është I interesuar të bëjë qeveri. E vetmja alternative deri më tani se qeverisë do ta bëjë Vetëvendosja. VV-ja të e bëjë qeverinë nëse arrin numrin. Fillimisht PDK-ja ka pasur vija të kuqe por pastaj Hamza përmendi disa kufizime. Qeveria e VV-së do jet% e paqëndrueshme me një jetëgjatësi, 1vjeçare deri tek zgjedhja e Presidentes.  Se a mund të ekzistojë vullneti të bëhet një qeveri VV-PDK. Ku deri më tani janë arsyetuar se deri të bëhen certifikimi I zgjedhjeve. Certifikimi I zgjedhjeve nuk ndryshon terrenin. E dijmë se kush ka fituar dhe cilët janë deputetët.  Logjikisht, nëse partitë do të kishin qenë të interesuara të bëjnë qeverinë sa më shpejt dhe do të bëhej e mundur menjëherë kur përfundon certifikimi dhe vazhdohet ecuria tutje. Me situatën aktuale, nuk pres që çështjet të zgjidhen shpejt. Përkatësisht të rrjedh shpejt koha kur duhet të zgjidhet kryetari I kuvendit dhe rrjedhimisht caktimi I mandatarit dhe votimi I tyre”, tha ai në Dukagjin.