Të Infektuar: 70.185

Të Shëruar: 60.333

Të Vdekur: 1.616

Mushkëritë e pacientëve me Covid, të shkatërruara shumë më të rëndë sesa të personave që pinë sasi të jashtëzakonshme të duhanit

11:03 | 17 Janar 2021

Një studim ka dhënë lajme shumë shqetësuese, pasi kanë konkluduar se personat që kanë tejkaluar Covid-19 po mbeten me mushkëri plotësisht të shkatërruara.

Një ekspert i shëndetit të mushkërive ka thënë se personat e shëruar nga Covid-19 kanë mushkëri shumë më të dëmtuara sesa ata persona që janë duhanpirës kronik që pinë sasi të mëdha të duhanit, shkruan “DailyMail”.

Dr Brittany Bankhead-Hendall, një profesoreshë nga Universiteti i Teksas, është duke trajtuar me mijëra persona që nga fillimi i pandemis, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë se fotografimet me rreze X të personave që pijë duhan janë paksa të turbullta, por në krahasim me ato të një personi që ka kaluar Covid-19, ato duken sikur janë shumë mirë.

Personat që kanë kaluar koronavirusin, në fotografim mushkëritë e tyre duken plotësisht të bardha, si në mjegull dhe shfaqin shumë shenja të dëmtimeve dhe mungesë të ajrit që hy nëpër organe.

Ajo thotë se mushkëritë e personave që kanë kaluar Covid-19 duken shumë më keq se ato të një personi që ka edhe kancer t mushkërive.

Mushkëritë e një personi që ka kaluar Covid-19
Mushkëritë e një duhanpirësi kronik
Mushkëritë e një personi të shëndetshëm

Ekspertët mendojnë se të gjithë që janë infektuar me Covid-19 deri më tani do të përballen me shumë probleme edhe në të ardhmen, dhe se problemet e tyre sapo kanë filluar.

Qeskat e ajrit janë të mbushura me lëngë, që e bënë të pamundur të thithet sasia e nevojshme e oksigjenit. Kjo shkakton kollën dhe vështirësitë e frymëmarrjes.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se dëme të rënda po shkaktohen edhe në qelizat epitale, që e mbulojnë të gjitha rrugët e frymëmarrjes që nga hunda e deri në mushkëri.

Me sa duket, edhe personat që janë simptomatik, rreth 80% e tyre kanë këto probleme të njëjta me ata që kishin simptoma.

Shumë pacient janë shprehur të mos kenë probleme, por pas fotografimeve ata rezultuan të kenë mushkëri në gjendje të tmerrshme.

Ekspertët thonë se menjëherë pas tejkalimit të virusit, ju duhet të bëni kontroll për shëndetin e mushkërive, sepse me shumë gjasë, ato kanë marrë dëmtime të mëdha edhe nëse ju nuk e ndjeni menjëherë. /Lajmi.net/