Musacchio largohet nga Milan, transferohet në La Liga
Mateo Musacchio mund të ndryshojë skuadër këtë verë.

Sport
Calciomercto raporton se mbrojtësi Musacchio duket i vendosur për t’u larguar nga Milani në fund të këtij sezoni, përcjell lajmi.net.
Mbrojtësi nuk është i kënaqur me hapësirat që ka te Milan, me Simon Kjaer që vazhdon të jetë më i preferuar i trajnerit Stefano Pioli.
Derisa Milan janë të interesuar për një transferim të përhershëm të Kjaer nga Sevilla, Musacchio ka ngjarë të largohet, duke qenë i lidhur me një transferim te Valencia.
29 vjeçari te Musacchio te Milan është transferuar në vitin 2017 nga skuadra spanjolle e Villarreal./Lajmi.net/