Murterzaj: LDK-ja sipas të gjitha gjasave e treta
Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë që sipas të gjitha gjasave kjo parti do të dalë e treta në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Sidoqoftë, Murtezaj e konsideroi klimën e favorshme për partinë e tij në këto zgjedhje krahas atyre paraprake. “Ne brenda partisë ende nuk jemi ulur për ta diskutuar…

Lajme
Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë që sipas të gjitha gjasave kjo parti do të dalë e treta në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.
Sidoqoftë, Murtezaj e konsideroi klimën e favorshme për partinë e tij në këto zgjedhje krahas atyre paraprake.
“Ne brenda partisë ende nuk jemi ulur për ta diskutuar rezultatin sepse edhe numërimi i votave zgjati apo stërzgjati”, ka thënë Murtezaj në KlanKosova.
“Gjërat duhet të thuhen drejt. Na pëlqyen, nuk na pëlqyen. LDK-ja sipas të gjitha gjasave do të përfundojë e treta, me një distancë prej të parit dhe me një distancë prej të dytit, me një rritje prej katër për qind nga rezultati i vitit 2021”.
“Këto janë konturat kryesore. Klima në vitin 2021 ka qenë totalisht anti-LDK, klima në vitin 2025 ka qenë plotësisht pro LDK”.