Murseli e pyet vëllain e Liridonës për një shtëpi në Prishtinë, përmendet edhe sigurimi shëndetësorë: E di mirë kur i ke thanë babës në shtëpi
Leonard Ademaj gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tregoi për takimin me fëmijët e Liridona Ademajt në Suedi. “Kur kam shkuar në Suedi, kam kërkuar takim me fëmijët, takimi me ta ishte shumë prekës pasi që fëmijët në prezencë të psikologëve më treguan qe kanë qenë në veturë kur u vra Liridona.…

Lajme
Leonard Ademaj gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tregoi për takimin me fëmijët e Liridona Ademajt në Suedi.
“Kur kam shkuar në Suedi, kam kërkuar takim me fëmijët, takimi me ta ishte shumë prekës pasi që fëmijët në prezencë të psikologëve më treguan qe kanë qenë në veturë kur u vra Liridona. Fjalët e Diarit, janë këto: hajni e ka futur dorën dhe ja ka bërë mamit bam. Po ashtu, tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti për dore në momentin e fundit të vrasjes. Gjithashtu përditësimin e të dhënëve të tyre, të cilin e marrë unë, fjalët e tyre janë të po këtij lloji”.
Gjatë dëshmisë së tij, Leonardi tregoi se në ditën e varrimit e kishin vërejtur ftohtësinë e bashkëshortit të motrës, Naim Murselit.
Ai tha se ishte tronditëse që dyshimet e tyre u vërtetuan.
“Në orën 07:00 të mëngjesit, kemi shkuar në Cërmjan për të pritur ngushëllimet e njerëzve të cilët vinin, aty ishin edhe prindërit e Naimit, Kushtrimit. Njerëzit vinin për të parë në të pame, Naimi nuk ishte aty. E kam thirrur rreth orës 10:00 dhe i kam thënë ‘Ku je qe nuk ke ardhur hala’. Ma ka thënë fëmijët janë duke u marrë në pyetje, rrugës jam duke ardhur. Pasi ka arritur trupi i Liridonës, rreth orës 11:00 ka ardhur edhe Naimi. Dhe pastaj është kryer ceremonia e varrimit, në fakt, gjatë varrimit ajo çfarë binte në sy më së shumti ishte qetësia e Naimit së bashku me Kushtrimin, jo nga mërzia qe prisnim ne të qanin ata, por rrinin shumë të ftohtë por, po ashtu edhe në raport me mediat qe ishin prezent. Pas varrimit, familja jonë, direkt është kthyer në shtëpi, kur kemi mbërri në shtëpi, babai na tha qe miqësia mes nesh dhe familjes së tyre ka mbaruar këtu. Sepse si ka mundësi qe Naimi ka ikur nga vendi i ngjarjes së bashku me fëmijët, ndërsa Liridona ka mbet aty. Nuk ka vonuar gjysmë ore dhe e kemi parë në gazeta që është arrestuar Granit Plava, pas pak minutash kemi marrë vesh edhe për arrestimin e Kushtrim Kokallës”, tha ai.
Ai u pyet nga avokati i palës të akuzuarit se gjatë kohës sa ka shkuar në spital, a është telefonuar nga dikush për ngushëllime.
Syla: A ju ka thirr familja e Naim Murselit?
Ademaj: Jo, nuk na ka thirrur.
Syla: Fillimisht lajmin për vrasjen e Liridonës, nga kush e keni marrë?
Ademaj: Nga babai i Kushtrim Kokallës. Ka thirr në telefon dhe ka thënë a e keni parë në lajme se u vra Liridona. Gruaja e parë e babait tim, është halla e Kushtrimit, ndërsa gruaja e dytë është nana biologjike e jona, por pasi kemi jetuar në Zvicër jemi në emër të gruas së parë.
Poashtu Naim Murseli e pyeti Leonardin nëse për 12 vite martesë, motra e tij është ankuar për të apo për raportin e tyre.
“Jo nuk është anku. Përveç para disa muajve para se të ndodhte vrasja ishte prekur shumë nga një afër tradhtie e Naimit… por që ajo vetë e kishte zgjidhur atë dhe ne nuk i kemi kundërshtuar veprimet e saj”,deklaroi Leonard Ademaj.
“Ju thatë më herët Leonard se kinse unë pasna qenë në morg me Kushtrim Kokallën të nesërmen, në sa ora ka qenë kjo vizitë ë panjohur për mua”-pyeti Naim Murseli.
“Orën nuk e di, nëse do e thotë edhe punonjësja aty që më tha se në mëngjes kanë ardhur Kushtrimi e Naimit”,shton Leonard Ademaj.
Tutje Naim Murseli vazhdoi deklarimin, ku fliste për shënimin e një ditëlindje të tij në Budva.
“Një shtëpi që e kam blerë së bashku me të ndjerën, bashkëshorten time, a ke qenë ndonjëherë në vizitë-Leonard”- e pyeti Murseli Ademajn.
Me këtë rast ai u përgjigj me jo, se nuk ka qenë.
Po ashtu Murseli e pyeti vëllain e Liridonës për akuzat të cilat bëhen drejtuar atij.
“Në aktakuzë prokurorja përmend dy motive, njëra që ka të bëjë me financat e kinse sigurim jetësor që s’dihet asgjë për atë sigurim, se kush është përfitues a vlen jashtë apo brenda shtetit të Suedisë. Motivi tjetër që thuhet është se kinse Liridona më ka tradhtuar, cilit motiv i besoni Leonard Ademaj”,deklaroi Murseli.
“Motivi kinse Liridona të ka tradhtuar e ke thënë ti vetë, nuk e ka thënë Prokuroria- ndërsa sa i përket sigurimit e di më mirë se ku vlenë, se ja ke bërë vetëm asaj e jo vetit. Po ashtu e di mirë kur i ke thanë babës në shtëpi, Hajdar ia ka maru një sigurim Liridondës që nesër me gjetë diçka përfitojmë shumë, janë të sigurum fëmija. Pra dihet qartë. Përveç tradhtisë..”./Lajmi.net/