Muriqi: Tani është shfaqur Muriqi i vërtetë 

Pas një fillimi të vështirë këtë sezon, Vedat Muriqi duket se ka rigjetur formën përpara golit. Muriqi pasi humbi dy penallti dhe nuk gjeti golin në katër ndeshjet e para, tani ka shënuar në katër ndeshje radhazi. Reprezentuesi i Kosovës ka dhënë një intervistë ku ka folur për formën e tij. “E kam nisur kampionatin…

Sport

01/10/2023 22:22

Pas një fillimi të vështirë këtë sezon, Vedat Muriqi duket se ka rigjetur formën përpara golit.

Muriqi pasi humbi dy penallti dhe nuk gjeti golin në katër ndeshjet e para, tani ka shënuar në katër ndeshje radhazi.

Reprezentuesi i Kosovës ka dhënë një intervistë ku ka folur për formën e tij.

“E kam nisur kampionatin shumë keq, me dy penallti të humbura. Por më pas, falë bashkëlojtarëve, tifozëve, stafit teknik, iu ktheva golit ndaj Celtas dhe prej atëherë është shfaqur Muriqi i vërtetë”.


Ylli i Kosovës ka katër gola e një asistim në katër ndeshjet e fundit.

Ai po ashtu ishte lojtari i ndeshjes në barazimin 2:2 ndaj Barcelonës.

Mallorca këtë sezon ka shtatë pikë të grumbulluara në tetë ndeshje./Lajmi.net/