Muriqi po qante pas golit, bashkëlojtari i tij Mojica bërtiti fort: PËR KOSOVËN, PËR KOSOVËN
Vedat Muriqi shënoi një gol shumë të vlefshëm për Mallorcën, në rrugëtimin e saj për mbijetesë në La Liga. Skuadra e piratit dardan mori një fitore të madhe në duelin ndaj Real Madridit, duke dalur nga zona e rënies në La Liga. Muriqi shënoi në minutën e 91-të për fitoren e Mallorcës, me shifrat prej…
Sport
Vedat Muriqi shënoi një gol shumë të vlefshëm për Mallorcën, në rrugëtimin e saj për mbijetesë në La Liga.
Skuadra e piratit dardan mori një fitore të madhe në duelin ndaj Real Madridit, duke dalur nga zona e rënies në La Liga.
Muriqi shënoi në minutën e 91-të për fitoren e Mallorcës, me shifrat prej 2-1, duke i rritur gjasat për mbijetesë në elitë, teksa i lëndoi shpresat e Realit për titull.
Pas golit të shënuar, Muriqi u pa në lot, teksa bashkëlojtari i tij, Johan Mojica iu drejtuar kamerës me fjalët “Për Kosovën, për Kosovën”.
Muriqi ishte qendër e kritikave pas humbjes së Kosovës në finalen e “play-offit” ndaj Turqisë për kualifikim në Botëror.
Pas kësaj fitoreje, Mallorca tashmë kalon në vendin e 17-të, me 31 pikë, një më shumë se Elche që është e 18-ta, në zonën e rënies.
Muriqi sot e shënoi golin e 19-të në La Liga, teksa ka edhe një asistim në emrin e tij.