Muriq bëhet lajm edhe në mediat e rajonit, shkak bakshishi prej 10 mijë eurosh për kamarieren

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq është bërë lajm edhe në mediat e rajonit rreth raportimit të gazetës së madhe gjermane “Bild”, shkruan lajmi.net. “Gardiani” i portës “dardane” gjatë një feste në Mynih të Gjermanisë ka paguar një shumë prej 36 mijë eurosh, ndërsa 10 mijë të tjera i ka ndarë për kamarierën e…

Sport

21/04/2023 17:47

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq është bërë lajm edhe në mediat e rajonit rreth raportimit të gazetës së madhe gjermane “Bild”, shkruan lajmi.net.

“Gardiani” i portës “dardane” gjatë një feste në Mynih të Gjermanisë ka paguar një shumë prej 36 mijë eurosh, ndërsa 10 mijë të tjera i ka ndarë për kamarierën e cila ka shërbyer në festën e tij dhe shokëve të tij.

Tani, ky lajm po qarkullon edhe në mediumin e madh kroat “24sata.hr”. Përveç raportimit për bakshishin e majmë të Muriqit, gazeta kroate e ka vlerësuar Muriqin për paraqitjet e tij te Burnley, skuadra që e siguroi së fundmi inkuadrimin në Premierligën angleze.

“Të gjithë flasin për veprimin e tij: Kosovari fitoi inkuadrimin në Premierligë dhe i la 10 mijë euro kamarieres” – shkroi e përditshmja kroate në titullin e artikullit, transmeton lajmi.net.

Kamarierja Chantal tha për “Bild” se Muriqi dhe shoqëria e tij u sollën shumë mirë dhe se ai i la asaj një bakshish prej 10 mijë eurosh në fund.

“Ata ishin shumë të sjellshëm, kaluan shumë mirë dhe krijuan një atmosferë të shkëlqyer në klub, veçanërisht pasi paguanin pijet e të gjithëve. Dikur merrja bakshishe të larta, por asnjëherë kaq shumë. I ftova të gjithë dhe ndava këshillën. Të gjithë kamarierët, DJ-të, madje edhe njeriu që pastron tualetet, kanë marrë një pjesë” tha kamerierja Chantal për të përditshmen gjermane dhe me ndihmën e Muriqit, ajo i bleu vetes një qenush dhe e quajti Rolex./Lajmi.net/