“Muri i ri Berlinit” po ndërtohet në Mitrovicë, do të mbyllet edhe një rrugë
Pas vendosjes së barrikadës të quajtur “Parku i Paqes” në urën mbi lumin Ibër, komuna e Mitrovicës së Veriut, ka marrë vendim për të mbyllur edhe një rrugë tjetër, që lidhë këtë pjesë të qytetit, me pjesën e Mitrovicës jugore.

Lajme
Rruga kryesore te Tre Rrokqaiejt në Mitrovicën Veriore pritet të mbyllet brenda pak ditësh. Kjo rrugë e cila është kryesorja e cila lidh shqiptarët e lagjes së Boshnjakëve me ata të Tre Rrokaqiejve dhe Suhodollit do të shndërrohet në shetitore pasi Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut e ka marrë këtë vendim.
Vendimi u mor pavarësisht kundërshtimit të asambleistëve shqiptarë dhe një asambleisti boshnjak.
“Përpos efektit politik e ka edhe efektin psikologjik, por edhe efektin fizik, ne si qytetarë të Veriut në pamundësi për të qarkulluar në veri me automjet detyrohemi që të kalojmë nëpër urë tjetër e që është ura lindore, pra është një problem i madh i cili duhet të zgjidhet urgjentisht dhe kjo barrikadë si e tillë duhet të eleminohet pa kushte pasi që liria e lëvizjes është e garantume me ligj dhe Kushetutën e vendit”, ka thënë për KTV, Emir Azemi, nënkryetar për komunitete.
Asambleisti i LDK-së Lumni Xhaka thotë se nëse nuk ndalohet bllokimi i rrugës këtë çështje do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.