Murati uron që opozita të ketë “reflektuar”: Konstituimi i Kuvendit nuk është detyrë vetëm e subjektit fitues, por e të gjithë deputetëve

Ministri në dorëheqje i Financave, njëherit deputet nga Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar sot për media në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Ai ka shpresuar që opozita të ketë reflektuar që të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit, shkruan lajmi.net. “Siç edhe e dini të gjithë tashmë, konstituimi I Kuvendit nuk është detyrë vetëm e subjektit fitues…

Lajme

23/04/2025 09:47

Ministri në dorëheqje i Financave, njëherit deputet nga Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar sot për media në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Ai ka shpresuar që opozita të ketë reflektuar që të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit, shkruan lajmi.net.

“Siç edhe e dini të gjithë tashmë, konstituimi I Kuvendit nuk është detyrë vetëm e subjektit fitues por është detyrë e të gjithë deputetëve. Prandaj uroj që edhe kjo të ketë reflektuar tek opozita dhe edhe sot të kemi një konstituim të Kuvendit”, ka thënë Murati.

Nëse janë takuar apo jo me opozitën, ai ka thënë se do ta kenë një takim konsultativ duke iu referuar takimit që është ftuar nga kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari me përfaqësuesit e partive politike. /Lajmi.net/