Murati: Të hyrat buxhetore kanë tejkaluar 3 miliardë euro, akoma pa përfunduar viti

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë në histori të vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën e 3 miliardë eurove. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Murati tha ky tejkalim i shifrës 3 miliardë euro, ka arritur një realizim 100% të planifikimit…

Lajme

26/12/2024 10:17

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë në histori të vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën e 3 miliardë eurove.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Murati tha ky tejkalim i shifrës 3 miliardë euro, ka arritur një realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti.

Ndryshe Murati tha se shifra e saktë do të dihet vetëm pasi të jenë paguar të gjitha faturat të cilat janë pranuar sivjet.

“Për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro, duke arritur realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti. Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro – shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet”, ka shkruar Murati. /Lajmi.net/