Murati: Qarkullim rekord i bizneseve në 6 muajt e parë të vitit, 10.7 miliardë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar “rekord” prej 10.7 miliardë eurove. Sipas Muratit, kjo paraqet një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro. “Si Qeveri jemi përkujdesur…

Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar “rekord” prej 10.7 miliardë eurove.
Sipas Muratit, kjo paraqet një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro.
“Si Qeveri jemi përkujdesur që të rrisim mbështetjen për bizneset duke:
– Përmirësuar qasjen në financa përmes rritjes së kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore
– Subvencionuar punësimin e të rinjve përmes Superpuna
– Subvencionuar kreditë investive
– Rritur mbështetjen për sektorin e bujqësisë
– Rritur fuqinë blerëse të familjeve përmes rritjes së pagave, pensioneve, e shtesave për fëmijë
– Paguar me kohë dhe pa vonesa faturat e detyrime ndaj bizneseve”, shkroi Murati.
Ai tha se “këto shifra zyrtare janë dëshmia më e mirë që demanton pretendimet e pavërteta të cilat shpesh na bjen t’i dëgjojmë nga disa portale e studio televizive”.
Megjithatë, këto deklarata të Muratit jo nga të gjithë merren si të mirëqena.
Një komentues ka shkruar se është në pritje të deklaratës së deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, mbi këtë çështje meqë është bërë e zakonshme që Bajrami t’i reagojë Muratit për pretendimet e tij.