Murati publikon statistikat e performancës së Ibër-Lepencit

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat mbi performancën financiare të kompanisë së ujësjellësit Ibër-Lepenci, pas publikimit të djeshëm të bisedave të kryeshefit të kësaj kompanie. Murati thotë se deri në vitin 2022 kjo ndërmarrje kishte punuar me humbje, teksa vetëm nga viti 2022 e tutje ka nisur…

Lajme

18/12/2025 15:17

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat mbi performancën financiare të kompanisë së ujësjellësit Ibër-Lepenci, pas publikimit të djeshëm të bisedave të kryeshefit të kësaj kompanie.

Murati thotë se deri në vitin 2022 kjo ndërmarrje kishte punuar me humbje, teksa vetëm nga viti 2022 e tutje ka nisur të operojë me fitim.

“Sa herë që i dëgjoni piskamat e tyne, dijeni që pa dashje ua kemi shpu me gjylpanë dorën që e kanë pasur të futur në thes, teksa kemi qenë duke e qepur thesin e shqyer”.

“Kjo më poshtë është performanca financiare e Ibër-Lepencit në 10 vjetët e fundit. Siç edhe shihet, ndërmarrja vetëm prej vitit 2022 e këtej ka filluar të operojë me fitim, kurse të gjithë vitet e tjerë paraprakë ka operuar me humbje 3-4 milionë euro në vit. I lus mediat e pavarura të na tregojnë se kush ka udhëhequr Ibër-Lepencin përgjatë viteve sa ka punuar me humbje milionëshe”, shkroi Murati.