Murati: Përmes ‘’Superpunës’’, për 8 muaj mbi 7 mijë të rinj të punësuar
Ministri i Financave,Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati ka folur për edhe njëherë për platformën ‘’Superpuna’’. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Murati u shpreh se për 8 muaj mbi 7 mijë të rinj janë punësuar përmes kësaj platforme. Më tutje Murati ka thënë se në total janë mbi 5 mijë biznese që kanë…
Lajme
Ministri i Financave,Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati ka folur për edhe njëherë për platformën ‘’Superpuna’’.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Murati u shpreh se për 8 muaj mbi 7 mijë të rinj janë punësuar përmes kësaj platforme.
Më tutje Murati ka thënë se në total janë mbi 5 mijë biznese që kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.
Postimi i plotë:
Superpuna në shifra, për 8 muaj operim: 7,786 të rinjë përfitues të punësuar.
Prej tyre:
3,914 vajza
3,872 djem
Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.Qeveria për Rininë!Qeveria për Ekonominë!/Lajmi.net/