Murati për terminalet: S’ka asnjë privat dhe kursyem 20 milionë euro, për ato që operohen nga shteti paguajmë 21 mijë euro në muaj
Ministri i Financave, Hekuran Murati i është përgjigjur sot pyetjes së deputetes së LDK-së, Janina Ymeri në lidhje me terminalet në vendin tonë. Me këtë rast, ministri Murati deklaroi se në mandati ne kaluar njëri nga synimet e qeverisë ka qenë qe terminalet t’ia kthejmë shtetit, e që ishin privatizuar më herët. “Në procesin e…
Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati i është përgjigjur sot pyetjes së deputetes së LDK-së, Janina Ymeri në lidhje me terminalet në vendin tonë.
Me këtë rast, ministri Murati deklaroi se në mandati ne kaluar njëri nga synimet e qeverisë ka qenë qe terminalet t’ia kthejmë shtetit, e që ishin privatizuar më herët.
“Në procesin e kthimit qeveria ka arritur të evitojë koston e lartë të pagesave që ishte rreth 40 euro për një dërgesë të mallrave jashtë apo 13 milionë euro kursim vjetor vetëm nga terminalet, e kur shtohet këtu edhe trajtimi i mallrave në Portin e Durrësit, shifra që u kursehet bizneseve dhe qytetarëve brenda vitit shkon në 20 milionë euro, për shkak se terminalet i janë kthyer shtetit. Nga 18 mars e tutje s’ka asnjë terminal privat, të gjitha ose janë të shtetit ose operohen nga shteti.Pra kur them nga shteti është edhe prona, e kur them nga shteti nënkuptohet që prona e paluajtshme mund ti takojë dikujt tjetër, por licenca dhe terminali i takon shtetit dhe operohet nga shteti.Operimi nga tri terminale të marra me qira si prona ka qenë e nevojshme që të bëhet përkohësisht për shkakun dhe rrethanat që janë imponuar sa i përket tranzicionit tek terminalet shtetërore.Në Prizren shkaku i punimeve në terminalin e Vërmicës, aty është e pamundur të ketë trajtim të dërgesave është dashur të merret një hapësirë që të shërbejë terminali shtetërorë por hapësira me qira.Gjithashtu është në Pejë, ku kemi propozuar që në shkollë që është aty të shfrytëzohet por duhet transferuar fëmijët diku tjetër. Po ashtu edhe në Ferizaj, pasi që terminali në Han të Elezit është shpronësuar dhe është në ndërtim të hangarëve për kontroll dhe deponim. Pra që të trija këto terminale janë në shfrytëzim apo marrje me qira si hapësira, por që terminalet janë shtetërore licenca i takon doganës dhe shfrytëzohen përkohësisht derisa të rregullohet e përhershmja”,deklaroi Murati, transmeton lajmi.net.
Ai tha se në total që të tri terminalet që janë në pronësi të shtetit paguhen 21 mijë e 500 euro në muajt për të trija.
“E këtu përfshihen edhe shpenzimet tjera operacionale, 22 punëtor për operacione logjistike për terminalet, kapaciteti i parkimit, rryma, ngrohja, bërlloku dhe mirëmbajtja teknike dhe elektrike e mirëmbajtja e kamerave.E gjithë infrastruktura vihet në shërbim dhe 22 punëtorë të tjerë, e që e neutralizon këtë kosto”,tha Murati.
Ai deklaroi se “kur e krahasojmë me 20 milionë euro në vit të kursyera mendojmë se është shumë më mirë se që ka qenë.”./Lajmi.net/