Murati jep detaje për rritjen e shtesave për lehonat
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar sot në mbledhjen e radhës. Kurti në mbledhjen e sotme njoftoi se vendimi i ri është që nënave të reja t’u rriten shtesat nga 170 euro në 325 euro, apo dyfish më shumë. Për këtë vendim ka reaguar edhe ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Hekuran Murati,…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar sot në mbledhjen e radhës.
Kurti në mbledhjen e sotme njoftoi se vendimi i ri është që nënave të reja t’u rriten shtesat nga 170 euro në 325 euro, apo dyfish më shumë.
Për këtë vendim ka reaguar edhe ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Hekuran Murati, i cili ka treguar se lehonat janë të ndara në dy pjesë, të punësuarat dhe të papunësuarat.
Teksa shihet të ketë një rritje stabile të mbështetjes nga qeveria, nga llogaritja e bërë një nënë gjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë do të marrë 2 mijë e 195 euro e katër cent.
Ndërkaq lehonat e punësuara gjithsej 2 mijë e 176 euro e 2 cent. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Që nga ky muaj,

– Shtesa për lehona: 6 muaj x 325.9 = 1,955.4 euro
– Shtesa për fëmijë: 12 muaj x 20 euro = 240 euro
Gjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,195.4 euro.

– Shtesa për lehona: 3 muaj x 325.9 = 977.7 euro
– Pushimi i lehonisë: 3 muaj x 319.5 euro = 958.5
– Shtesa për fëmijë: 12 muaj x 20 euro = 240 euro
Gjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,176.2 euro.
Qeveria për familjet!