Murati njofton për miratimin e Projektligjit për Shërbimet e Pagesave

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se sot në Qeveri është miratuar Projektligji për Shërbimet e Pagesave. Murati përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se përmes kësaj do të hapet rruga e integrimit të sistemit financia në zonën SEPA. “Sot në Qeveri miratuam Projektligjin për Shërbimet e Pagesave përmes…

Lajme

09/10/2024 12:11

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se sot në Qeveri është miratuar Projektligji për Shërbimet e Pagesave.

Murati përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se përmes kësaj do të hapet rruga e integrimit të sistemit financia në zonën SEPA.

“Sot në Qeveri miratuam Projektligjin për Shërbimet e Pagesave përmes të të cilit do të hapet rruga e integrimit të sistemit tonë financiar me zonën SEPA (Single Euro Payments Area)”, ka shkruar Murati.

Ndër të tjera ai u shpreh se me integrim në SEPA, bizneset dhe qytetarët parashihet të kursejnë rreth 50 milionë euro në vit nga tarifat e transfereve.

“Me integrim në SEPA, bizneset dhe qytetarët tanë parashihet të kursejnë rreth 50 milionë euro në vit nga tarifat e transfereve. Çdo ditë me punë drejt lehtësimit e përmirësimit të jetës së qytetarëve. Qeveria për të gjithë”, ka përfunduar Murati. /Lajmi.net/