Murati: Ngërçi po vjen si shkak i deputetëve të cilët po refuzojnë të votojnë kandidaten tonë

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati ka folur sërish pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Murati ka thënë se kemi një përsëritje dhe kjo për shkak se deputetet po refuzojnë të votojnë për kandidaten tonë që kemi propozuar si fitues të zgjedhjeve “Një situatë e tillë po vjen për ata që nuk…

Lajme

29/04/2025 10:58

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati ka folur sërish pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Murati ka thënë se kemi një përsëritje dhe kjo për shkak se deputetet po refuzojnë të votojnë për kandidaten tonë që kemi propozuar si fitues të zgjedhjeve

“Një situatë e tillë po vjen për ata që nuk po votojnë për, e ankohen se ka bllokim, Bllokadë do të ishte po të mos propozojmë fare kandidat për kryetar siç ka ndodhur me ta në të kaluarën”, tha Murati.

Tutje Murati tha se  ka akuza që po tentohet të votohet me zor, por kjo nuk qëndron.

“Përkundrazi ne kemi dëgjuar që deputet individual kanë shprehur vullnetin që të dalin nga kjo situatë dhe të votojnë për, megjithatë janë qëndrimet politike të subjekteve të tyre që nuk i lejojnë të ndahen nga grupi parlamentar”, tha Murati.

“Nëse insistohet në këtë situatë nga opozita është paradoks, është bllokadë që mund të shkoj në pafundësi dhe skenari tjetër është zgjedhje të reja për të cilën ne nuk jemi të interesuar. Jemi të gatshëm por jo të interesuar për zgjedhje të reja”, tha Murati. /Lajmi.net/