Murati: Mund të rikthehet ideja e ripërcaktimit të kufijve Kosovë-Serbi, është zgjidhja e vetme politike dhe më pëlqen

Kreu i Lëvizjes prë Bashkim, Valon Murati ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, mund të ketë një rikthim në tavolinë të idesë së shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Murati thotë se i pëlqen ideja e ripërcaktimit të kufijve dhe sipas tij është e vetmja zgjidhje politike që zgjidh mospajtimet mes…

Lajme

19/06/2025 17:59

Kreu i Lëvizjes prë Bashkim, Valon Murati ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, mund të ketë një rikthim në tavolinë të idesë së shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Murati thotë se i pëlqen ideja e ripërcaktimit të kufijve dhe sipas tij është e vetmja zgjidhje politike që zgjidh mospajtimet mes dy shteteve.

“Mund të rikthehet edhe opsioni i ripërcaktimit të kufijve. një ide që më pëlqen mua. Ne konsiderojmë që është zgjidhja e vetme politike, që zgjidh problemin Kosovë-Serbi”, ka thënë Murati, në emisionin “Frontal” në T7.

Ai ka shtuar tutje se asnjë zgjidhje s’është e lehtë dhe ka theksuar se Kosova është vonuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Asnjë zgjidhje nuk është e lehtë. Ne jemi vonuar në bisedime shumë, duke mos i marrë seriozisht bisedimet”, ka shtuar tutje.