Murati mirëpret datën 28 dhjetor për zgjedhje: Vendim i duhur
Ish-ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka thënë se caktimi datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur. Kjo pasi sipas tij, kjo do të mundësoj…
Lajme
Ish-ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka thënë se caktimi datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur.
Kjo pasi sipas tij, kjo do të mundësoj daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës.
Postimi i plotë:
Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur.
Kjo e mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës, por edhe i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për të organizuar zgjedhjet sa më mirë.
Na priftë e mbara! /Lajmi.net/