Murati: Më shumë kontribuoi Qeveria për buxhetin e Prishtinës sesa vet komuna
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se buxheti i komunës së Prishtinës për vitin që po vjen është 123.7 milionë euro. Murati tutje ka thënë se nga kjo shumë, 83.9 milionë euro janë mbështetje nga qeveria, ndërsa 38.8 milionë euro janë të hyrat që vetë Komuna e Prishtinës pritet t’i mbledhë,…
Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se buxheti i komunës së Prishtinës për vitin që po vjen është 123.7 milionë euro.
Murati tutje ka thënë se nga kjo shumë, 83.9 milionë euro janë mbështetje nga qeveria, ndërsa 38.8 milionë euro janë të hyrat që vetë Komuna e Prishtinës pritet t’i mbledhë, transmeton lajmi.net.
Kësisoj, sipas Muratit më shumë ka kontribuuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës, sesa vetë komuna.
“Buxhetin e kanë si kurrë më parë. Por, me punu s’mund t’i detyrojmë. Punën duhet ta bëjnë vetë”, ka shkruar ministri.
Sipas Muratit, buxheti për Prishtinën më 2021, atëbotë i përgatitur nga LDK ishte 87.6 milionë euro.