Murati me përpjekje dëshpëruese: Për të mbajtur urën hapur, e vetmja garanci është Faton Peci
Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka bërë një postim tejet qesharak. Murati në postimin e tij ka propaganduar në mënyrë dëshpëruese kundër kandidatit të PDK-së në Mitrovicë të Jugut, Arian Tahiri, shkruan lajmi.net. Ai në postimin përkrahës për kandidatin e VV-së, Faton Peci ka thënë që ai është garancia e vetme për të mbajtur hapur…
Lajme
Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka bërë një postim tejet qesharak.
Murati në postimin e tij ka propaganduar në mënyrë dëshpëruese kundër kandidatit të PDK-së në Mitrovicë të Jugut, Arian Tahiri, shkruan lajmi.net.
Ai në postimin përkrahës për kandidatin e VV-së, Faton Peci ka thënë që ai është garancia e vetme për të mbajtur hapur urën.
Postimi i plotë:
Mitrovica të dielën i ka dy opsione para vetes: me votu për subjektin që punoi për bashkim të qytetit, apo për subjektin që kishte hequr dorë nga veriu.
Kësaj radhe, Mitrovica voton për ma shumë sesa veç për të parin e komunës. Vota e së dielës është mesazh që shkon edhe përtej kufijve tanë, për të treguar se për cilin opsion është i përcaktuar populli.
Duke e pasë Erden Atiqin në njërën anë të Ibrit, u nis e u ndërtua ura që tash e bashkon qytetin.
Kurse për ta mbajtur urën hapur, e vetmja garanci është që në bregun tjetër të Ibrit tash të jetë Faton Peci kryetar./lajmi.net/