Murati-LDK-së: Kush qenka bllokuesi i buxhetit?
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shkruar pasi LDK ka refuzuar të miratoj buxhetin e Komunës së Prishtinës dhe dy komunave të tjera pa u formuar Qeveria. Ai ka thënë se ata deri dje ankoheshin për buxhetin e Prishtinës për 2025, por tani që Kuvendi është i konstituuar po refuzojnë ta miratojnë atë…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shkruar pasi LDK ka refuzuar të miratoj buxhetin e Komunës së Prishtinës dhe dy komunave të tjera pa u formuar Qeveria.
Ai ka thënë se ata deri dje ankoheshin për buxhetin e Prishtinës për 2025, por tani që Kuvendi është i konstituuar po refuzojnë ta miratojnë atë buxhet, shkruan lajmi.net.
“Janë me miliona euro fatura të papaguara si pasojë e mungesës së buxhetit për vitin 2025 për këto komuna, e rrjedhimisht edhe shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike lokale janë pa paga. Çka mund t’i thuhet këtij veprimi të LDK-së? Kush qenka bllokuesi i buxhetit?”, ka pyetur Murati. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: