Murati: Kushtetuta e parasheh mundësinë e dytë për formim të Qeverisë, nëse dështon i pari
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Kushtetuta e parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të Qeverisë, në rast se dështon i pari. Sipas tij, mënyra si është e shkruar Kushtetuta, nuk jep hapësirë që të mos ketë mandatar të dytë. “Pra vendi shkon në zgjedhje pa e tentuar…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Kushtetuta e parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të Qeverisë, në rast se dështon i pari.
Sipas tij, mënyra si është e shkruar Kushtetuta, nuk jep hapësirë që të mos ketë mandatar të dytë.
“Pra vendi shkon në zgjedhje pa e tentuar herën e dytë, vetëm nëse asnjë subjekt nuk është i interesuar për tentativën e dytë. Sepse synimi është që të shfrytëzohet çdo mundësi për formim të qeverisë para se vendi të dërgohet përsëri në zgjedhje. Dhe ngjashëm sikurse mandatari i parë, edhe i dyti, sipas Kushtetutës i ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën e nevojshme. Vendimi për mandatar të dytë është në diskrecion të Presidentes, e cila mandaton personin që ka GJASAT MË TË MËDHA për të formuar qeverinë”, ka shkruar Murati. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: