Murati: Kemi qenë kundër Speciales dhe ne besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së

Ministri në detyrë i Financave është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në detyrë. Murati është deklaruar edhe s ai përket procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së. Ai në një konferencën për media tha se besojnë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së. “VV-ja ka qenë konsistente ndaj Gjykatës Speciale……

Lajme

19/09/2025 11:33

Ministri në detyrë i Financave është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në detyrë.

Murati është deklaruar edhe s ai përket procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Ai në një konferencën për media tha se besojnë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.

“VV-ja ka qenë konsistente ndaj Gjykatës Speciale… Kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë. Kemi kundërshtuar kemi refuzuar, nuk qëndron ajo çfarë është thënë atëherë, se do të pastrojë vetëm emrin. Kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë”,tha Murati.

“Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë pra në pafajësinë, që gjykata megjithatë të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu dhe pastaj janë çështje të tjera, ato çka kanë ndodhur sa i përket procesit të qeverisjeve. Por sa i përket gjykatës speciale si të tillë qysh e kemi thënë atëherë e kemi të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së”, deklaroi ai”./Lajmi.net/