Murati: Inflacioni do të ishte më i ulët nëse LDK s’do të kishte çuar ligjin në Kushtetuese
Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka hedhur akuzua në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore. Lidhur me këtë, Murati në Kuvendin e Kosovës, tha se inflacioni vazhdon të jetë 10.5 për qind, por do…
Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka hedhur akuzua në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo e fundit e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore.
Lidhur me këtë, Murati në Kuvendin e Kosovës, tha se inflacioni vazhdon të jetë 10.5 për qind, por do të ishte edhe më i ulët nëse ky ligj nuk do të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.
Ai tha se çmimi i importit për 1 litër vaj në kufi sillet me 1 euro e 10 centë, ndërsa vazhdon të shitet me marzha të larta fitimi.
Megjithatë, ai tha se përveç Shqipërisë, Kosova ka inflacionin më të ulët në rajon.
“Ne jemi më mirë se të gjitha vendet e rajonit sa i përket inflacionit. Kroacia ka inflacion 10.6, Bosnja 12.9, Mali i Zi 15 për qind, Bullgaria 16, Maqedonia e Veriut 16.7. Pra ky inflacion prej 10.5 për qind normalisht do të ishte edhe më i ulët nëse nuk do të dërgohej ligji për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese nga vet LDK-ja. Çmimi për 1 litër vaj që hyn tash në kufi është 1 euro e 10 centë, por normalisht tregtarët vazhdojnë ta sheshin në marzha të fryra të fitimit, pasi që këtë gjë ju ka mundësuar LDK-ja, duke dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Çmimi i grurit po ashtu ka hyrë në kufi me 0.22 centë për kilogram, por çmimi i miellit dhe bukës vazhdon të shitet më shtrenjtë se që duhet për shkak se LDK e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin”, tha ai.
Murati iu kundërpërgjigj edhe deputetëve opozitarë sa i përket kritikave për mungesë të investimeve kapitale.
“Para se të marrim ne qeverinë, investimet kapitale kanë qenë 384 milionë euro, përfshirë edhe 2.1 milionë euro të vjedhura. Në vitin 2021 dhe 2022 përkatësisht ekzekutimi ka qenë 423 dhe 422 milionë euro për secilin vit. Në vitet para pandemisë mund të ketë pasur investime kapitale më të larta, por ato nuk kanë qenë që ka pasur ekzekutim më të madh të punëve por keqpërdorim”, shtoi ai.
Theksojmë se sot në seancën e Kuvendit të Kosovës është diskutuar për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti.