Murati: I vetmi opsion për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit është Rashiq, votojmë kundër të gjithë deputetëve nga Lista Serbe

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shkruar në lidhje me rrjedhën e mundshme të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet sot nga ora 11:00. Në këtë seancë pritet të zgjidhet edhe nënkryetari i 5-të, i cili duhet të jetë nga komuniteti serb, Murati ka thënë se para deputetëve…

Lajme

28/08/2025 10:15

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shkruar në lidhje me rrjedhën e mundshme të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet sot nga ora 11:00.

Në këtë seancë pritet të zgjidhet edhe nënkryetari i 5-të, i cili duhet të jetë nga komuniteti serb,

Murati ka thënë se para deputetëve janë dy opsione:

“- Të zgjedhin njërin nga 9 deputetët e Listës Serbe, që nënkupton dikush i dirigjuar nga terroristi Milan Radojçiq në kryesi të Kuvendit, apo

– Të zgjedhin një deputet si z. Nenad Rashiq që nuk është nga Lista Serbe”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se vota e VV-së është kundër për cilindo nga Lista Serbe që “punon kundër Republikës së Kosovës”. Për këtë, Murati ka thënë se i vetmi opsion mbetet për t’u zgjedhur nënkryetar i  Kuvendit, Nenad Rashiq.

“Për cilin opsion janë deputetët e opozitës?” ka shkruar Murati. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë: