Murati i reagon Bajramit: Ju kemi dërgu ftesë për koalicion, amo me kusht që vini pa PDK-në e Listën Serbe

Një përplasje virtuale po zhvillohet në rrjetet sociale ndërmjet dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati (LVV) dhe Hykmete Bajrami (LDK). Fillimisht, Murati akuzoi partitë LDK, PDK dhe AAK se ende shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe. Pas kësaj deklarate reagoi deputetja Bajrami, e cila tha se Lëvizja Vetëvendosje e fton pesë herë në…

Lajme

26/06/2025 14:49

Një përplasje virtuale po zhvillohet në rrjetet sociale ndërmjet dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati (LVV) dhe Hykmete Bajrami (LDK).

Fillimisht, Murati akuzoi partitë LDK, PDK dhe AAK se ende shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe. Pas kësaj deklarate reagoi deputetja Bajrami, e cila tha se Lëvizja Vetëvendosje e fton pesë herë në ditë LDK-në për bashkëpunim.

Në përgjigje, Murati reagoi sërish, duke thënë se është e vërtetë që e ftojnë për koalicion, por gjithmonë me kushtin që të mos përfshihet PDK-ja dhe Lista Serbe.

“Hykmete, E vërtetë që ju kemi dërgu ftesë për koalicion, ama me kusht që vini pa PDK-në e pa Listën Serbe. Por ju po insistoni që ose në koalicion edhe me ta, ose nuk vini hiç. Qysh po shihet, s’ka kush që ju ç’kapë prej tyne”, shkroi Murati.

Ndryshe, dy deputetët në vazhdimësi përplasen njëri me tjetrin për çështje të ndryshme.